ShowBiz
24 November 2026
Alban Hoxha feston ditëlindjen, urimi i djalit të Çiljetës zbulon raportin e veçantë mes tyre!

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ka festuar 39-vjetorin e lindjes, ndërsa urimi më i veçantë ka ardhur nga partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çiljeta i ka dedikuar disa fjalë emocionuese, duke shprehur dashurinë dhe dëshirën për të kaluar gjithë jetën pranë njëri-tjetrit. “Gëzuar 39-vjetorin, dashuri! Allahu të dhëntë shëndet, jetë të gjatë e lumturi dhe e bekoftë çdo ditë që do të plakemi pranë njëri-tjetrit”, shkruan këngëtarja. Urimit i është bashkuar edhe Fernando, djali i Çiljetës, i cili ka publikuar një fotografi krah Alban Hoxhës, duke e shoqëruar me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, Buci!”.

Ky urim ka tërhequr vëmendjen, pasi tregon marrëdhënien e afërt që portieri ka krijuar me djalin e këngëtares. Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha prej vitesh jetojnë së bashku, duke ndarë jetën familjare me dy djemtë e tyre, të cilët i kanë nga marrëdhëniet e mëparshme. Këngëtarja ka treguar vazhdimisht për marrëdhënien e veçantë që ka me djalin e Albanit, ndërsa këtë herë ishte Fernando ai që zbuloi publikisht afërsinë dhe dashurinë që ka me partnerin e së ëmës.



Të ndryshme
Më shumë
E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri 8 October 2026
Ambasada e Shqipërisë në Kanada shpërndan lule në Otava dhe Toronto në nder të 8 Marsit 9 March 2026
Shqipëria e nis me barazim ndaj Qipros, rastet e humbura i mohojnë fitoren 9 April 2026