Alaudin Hamiti, prezantuesi i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, ka festuar ditëlindjen në Dubai, ku po qëndron prej disa ditësh së bashku me disa nga ish-banorët e edicionit të kaluar të këtij spektakli.
Ai është uruar nga miqtë e tij, mes të cilëve edhe ish-banorët e BBVK-së.
Gjatë qëndrimit në Dubai, Alaudini është parë në shoqërinë e Londrimit, Labinot Haxhiut, Klodit dhe Ludos.
Nga festimi kanë qarkulluar edhe fotografi, ku shihet torta e ditëlindjes dhe momentet e kaluara në shoqërinë e miqve të tij.
