Kuriozitete
27 November 2026
A e dini si lindi emërtimi “Black Friday”?

Sot shënohet “Black Friday”, apo siç njihet ndryshe “E Premtja e zezë”, një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në botën e tregtisë, e karakterizuar nga zbritjet dhe ofertat e shumta në produkte të ndryshme.

Kjo traditë e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa me kalimin e viteve është përhapur në mbarë botën, duke u bërë pjesë e kalendarit të shitjeve edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Por, si lindi emërtimi “Black Friday”?

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), termi u përdor fillimisht nga policia në Filadelfia për të përshkruar trafikun e rënduar, kolonat e gjata të automjeteve dhe turmat e mëdha të qytetarëve.

Fillimisht, emërtimi kishte një kuptim negativ, pasi përshkruante kaosin që krijohej në rrugë dhe në dyqane për shkak të numrit të madh të blerësve.

Më vonë, termi mori një kuptim tjetër në botën e biznesit, duke u lidhur me periudhën kur shitësit me pakicë regjistronin rritje të shitjeve dhe kalonin nga humbjet në fitim.

Sot, “Black Friday” konsiderohet një nga periudhat më të rëndësishme për tregtinë, me miliona konsumatorë që presin këtë ditë për të përfituar nga ofertat dhe zbritjet në dyqane fizike dhe platforma online.



Të ndryshme
Më shumë
Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE10 July 2025
Sot përfundon konkursi për paraqitjen e regjistruesve në Maqedoni25 August 2021
Garat ilegale në Shkup, konfiskohen tre motoçikleta20 July 2020