Nga Vendi
20 July 2020
Garat ilegale në Shkup, konfiskohen tre motoçikleta

Policia gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, respektivisht nga ora 18.00 deri në orën 02.00 pas mesnate ka sanksionuar 12 motoçiklistë pasi të njëjtit kanë organizuar gara ilegale në territorin e Shkupit. MPB njofton se janë konfiskuar përkohësisht tre motoçikleta.

Sipas Ministrisë së Brendshme, aksioni është realizuar nga Sektori për trafik rrugor pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me repartin për siguri të rrugëve pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Javo Otomotiv transferon gjithë prodhimin nga Turqia dhe Sllovakia në Tetovë, 400-500 vende të reja pune16 June 2026
Kufiri detar me Greqinë / Xhaferi mesazh Edi Ramës29 August 2020
Këngëtarja shqiptare tregon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”20 August 2021