ShowBiz
28 November 2026
Fuego flet për humbjen e mikut të tij më të ngushtë, tregon se ishte vrarë vitin e kaluar

Reperi i njohur Fuego ka rrëfyer një histori mjaft prekëse nga jeta e tij personale, duke zbuluar humbjen e madhe që ka përjetuar vitin e kaluar.

Bëhet fjalë për mikun e tij më të ngushtë, të cilin e kujton si një nga njerëzit më të rëndësishëm në rrugëtimin e tij jetësor dhe muzikor.

“Vitin e kalum e kam pas humbjen ma të madhe e kam shokun tem Hekuranin, Shala ai u kanë bro që më ka motivu, ai më ka mësu me repovat me ba freestyle, krejt sendet mi ka mësu, unë i kisha 11-12 vjet ai u kanë 8 vjet ma i madh se unë, me mbante me vete, m’shtijke me nejtë me burra, më njoftoi me krejt me rrethin, me çdo send”, ka rrëfyer Fuego.

 

Gjatë rrëfimit, Akili e pyeti Fuego-n për rrethanat e vdekjes së mikut të tij, ndërsa reperi tregoi se ai ishte vrarë.

Reperi mes emocioneve tregoi gjithashtu se miku i tij kishte lënë pas një vajzë trevjeçare.

Historinë prekës, reperi e ndau gjatë kohës ku po qëndronin në izolim, bashkë me Nichin dhe Akilin.



Të ndryshme
Më shumë
Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari dy opinionistet e BBVK17 November 2025
Deri në fund të javës do të arrijnë një pjesë e afganëve që do të qëndrojnë në Maqedoni19 August 2021
Armand Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në New York, takon Donald Trump dhe drejtuesit e futbollit botëror18 July 2026