Trafiku në të gjitha rrugët shtetërore dhe rajonale në të gjithë Maqedoninë po zhvillohet në rrugë të lagura, dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" janë në terren dhe po pastrojnë në mënyrë aktive rrugët nga bora me makinerinë në dispozicion.
Kompania informon se të gjitha ekipet e kujdestarisë janë të angazhuara, veçanërisht në kalimet kritike malore, dhe makineria, punëtorët dhe sasitë e kripës dhe zhavorrit të nevojshëm janë të përgatitura për të mbajtur një trafik të sigurt dhe të pandërprerë.
"Kompania Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Nacionale dhe Rajonale po punon në mënyrë aktive në pastrimin e rrugëve dhe krijimin e kushteve për trafik të pandërprerë në të gjithë Maqedoninë me të gjitha burimet në dispozicion", njoftoi kompania.
Ju bën apel shoferëve të jenë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugëve, të kenë pajisje dimërore dhe të përshtatin drejtimin e tyre me kushtet e motit.