Nga Vendi
30 August 2020
MAQEDONI: Ndërroi jetë deputetja e legjislaturës së parë, Ratka Dimitrova, Xhaferi ngushëllon familjen

Ka ndërruar jetë deputetja e  legjislaturës së parë, Ratka Dimitrova. Kryeparlamentari xhaferi i ka shprehur ngushëllime familjes në emrin e tij personal dhe të deputetëve aktualë. 

 

“Person me karakter të patundshëm, vizion të qartë dhe vullnet për ndërmarrjen e hapave që gjithmonë kanë qenë në përputhje me besimin dhe bindjen e saj. Shpreh ngushëllim për humbjen e anëtarit të afërm të familjes Suaj të çmuar, humbja është shumë e madhe, e pazëvendësueshme dhe e dhimbshme. Mbetet të jeni të fuqishëm, të sinqertë dhe të palodhshëm në ruajtjen e kujtimit, të momenteve të bukura të përbashkëta që i keni ndarë dhe gjithsesi, konsekuent ndaj këshillave që mund ti japë vetëm person i cili në jetë ka përjetuar shumë, ka pasur angazhim të frytshëm politik dhe ka dhënë kontribut pa rezervë në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit. Njëherazi, shpreh ngushëllim edhe ndaj miqve, bashkëpunëtorëve të afërm, njohësve dhe respektuesve të veprës së saj, mirëpo edhe ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shuarjen e jetës së ish deputetes dhe anëtarit të vlefshëm të shoqërisë sonë”, thuhet ndër të tjera në ngushëllimin e kryeparlamentarit Xhaferi.   

 



Të ndryshme
Më shumë
Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë23 June 2021
Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, Hoti e Vuçiq takohen më 12 korrik 6 July 2020
Azir Aliu pritet të emërohet Ministër i ri i Shëndetësisë – votimi mund të ndodhë më 5, 9 ose 12 qershor 3 June 2025