Nga Bota
2 September 2020
I bezdisi zhurma që po bënin, 57-vjeçari vret gruan dhe dy djemtë

Një burrë nga Teksasi, 57 vjeç i quajtur James Webb, ka telefonuar urgjencën mjekësore duke njoftuar se vrau gruan dhe dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç. Kur oficerët shkuan në shtëpinë e tyre, gjetën trupin e pajetë të gruas dhe dy fëmijëve.

Të tre viktimat ishin qëlluar, gruaja kishte marrë dy plagë me armë zjarri. Një armë dore dhe gëzhoja u sekuestruan si provë. Sipas deklaratës së policisë, Webb u zgjua rreth orës 10 të mëngjesit dhe u fut në një debat me gruan sepse ai kishte një dhimbje koke dhe se ajo dhe dy djemtë po bënin shumë zhurmë.

Ai u shpreh se ishte i lodhur nga të bërtiturat e tyre dhe i qëlloi.  Direkt pas krimit Webb u dërgua në burgun e Qarkut të Dallas. Fqinjët e përshkruan gruan dhe djemtë e saj si miqësorë dhe të sjellshëm.

“Herën e fundit që e pashë, gruaja po merrte ushqime nga makina dhe djemtë po e ndihmonin. Ajo kishte një zemër të madhe, ishte e ëmbël me të gjithë. Nuk e mendonim kurrë se një ditë Webb do të vriste fëmijët e tij”, tha fqinji Chanel Lockhart, i cili jeton pranë shtëpisë së tyre. /tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Bekim Jashari i jep fund spekulimeve, familja Jashari nuk synon Presidencën26 February 2026
Dion Mala - i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova 7 November 2026
Të punësuarit në institucione të jenë në dispozicion për regjistrimin, rekomandon Qeveria25 August 2021