Nga Bota
2 September 2020
Vaksina ruse për Covid, Venezuela kërkon vullnetarë për testimin

Presidenti venezuelian, Nikolas Maduro, deklaroi të dielën se kërkonte vullnetarë t’i bashkoheshin testimeve për vaksinën ruse ndaj Covid-19.

Pavarësisht se Rusia ishte i pari shtet që u regjistrua zyrtarisht në vaksinën kundër koronavirusit në 11 Gusht, ekspertët hedhin dyshime të forta në lidhje me efektshmërinë e saj.

Por shkencëtarët rusë kanë thënë se fazat e para të vaksinimit kanë rezultuar të suksesshme. Shteti venezuelian, që ka huazuar qindra mijëra dollarë nga Rusia, zyrtarizoi pjesëmarrjen në testime.

Sakaq, thirrja e presidentit dëshmon se Venezuela ende si ka gati vullnetarët dhe kjo bie në kundërshtim me deklaratën që ka bërë ministri Shëndetësisë, Carlos Alvarado, kur tha se “500 venezuelianë do të marrin pjesë në testimet e vaksinës Ruse” duke e bërë kështu fakt të kryer një lajm të gënjeshtërt.



Të ndryshme
Më shumë
Mandatet: Rritet dukshëm numri i deputetëve shqiptarë, 29 gjithsejtë16 July 2020
Në fustan portokalli Trejsi thekson linjat trupore 2 July 2021
Mbahet sot mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane13 November 2025