Nga Rajoni
19 September 2020
Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan, Abazoviç drejt pozitës së re

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Ministra të Jashtëm shqiptarë në shtetet e Ballkanit aktualisht janë tre të tillë: Gent Cakaj në Shqipëri, Meliza Haradinaj-Stublla në Kosovë dhe Bujar Osmani në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, e cila ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, përcjell INA.

Sipas mediave malazeze, Abazoviç ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Gjukanoviçit.



Të ndryshme
Më shumë
Pamje nga ceremonia e varrimit të muzikantit Ylber Aliu 1 July 2021
Arkin Jahiji zyrtarizon kandidaturën për Bërvenicën: “Nuk vij për të ndarë, por për të bashkuar”16 August 2026
TRONDITJE NË POLICINË E SHTETIT, SHKARKOHET DREJTORI I PËRGJITHSHËM ILIR PRODA PAS MENAXHIMIT TË PROTESTËS 1 March 2026