Nga Vendi
26 June 2020
Arben Ziberi shkarkohet nga pozita e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik

Ministria e Shëndetësisë njofton se Arben Ziberi është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik.

“Ziberi është shkarkuar për shkak të deklaratave të pasakta, që kanë dëmtuar drejtpërdrejt reputacionin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, kështu është vënë nën dyshim besueshmëria e institucioneve të kujdesit shëndetësor në luftën kundër koronavirus.”, thuhet në njoftimin e Ministria së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se si ushtrues detyre është emëruar Dr. Aleksandar Stojanov.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, 57-vjeçari ndërron jetë pasi bie nga skelet 4 July 2020
MASH: Do të ndahen 1570 bursa për nxënësit në arsim të dyfishtë16 June 2025
Rreth një mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës13 August 2026