Nga Vendi
30 March 2021
Komisioni për Sëmundje Infektive sot pritet të miratoj masa të reja kufizuese?!

Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të mbajë takim, në të cilin do të shqyrtohet gjendja me virusin korona, mbi bazë të të cilit do të marrë vendim nëse do të ketë plotësim të masave kufizuese për mbrojtje nga virusi.

Javën rrjedhëse kompetentët do ta karakterizojnë si kritike lidhur me përhapjen e mëtejshme të virusit në valën e tretë, ku janë regjistruar një numër i madh i të infektuarve dhe të vdekurve.

Në Maqedoni aktualisht ka vetëm orë policore duke filluar nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mengjesit.

Sipas paralajmërimeve imunizimi me 24.000 dozat e vaksinës “AstraZeneka” që përmes mekanizmit Kovaks mbërritën në fundjavë duhet të fillojë nesër me qytetarët e paraqitur mbi 75 vjet.

 

Autoritetet shëndetësore pohojnë se absolutisht nuk ka kundërindikacione për qytetarë nga cilado moshë të vaksinohen me këtë vaksinë dhe porosisin qytetarët t’i respektojnë masat sepse, siç thonë, kjo është një periudhë specifike.



Të ndryshme
Më shumë
Covid-19, tre viktima dhe 168 raste të reja 9 July 2020
Tetovë, asnjë viktimë nga covid në 24 orët e fundit20 September 2021
Shqipëri, 96 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit14 July 2020