Nga Rajoni
15 June 2021
Sot hapen sallat e dasmave në Kosovë

Sot, (15 qershor) do të hapen sallat e dasmave, ka thënë Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

Sogojeva tha se të martën do të dalin edhe me një manual se si do të lejohen mbajtja e ahengjeve.

Ai në një intervistë tha se pritet që sot të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.

“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, sot zyrtarizohet manuali dhe prej sot do të filloj edhe të punoj edhe ky sektor”, tha Sogojeva.

“Sipas informatave që i kemi ne sot ndoshta do të dalim edhe me një konferencë të përbashkët me ministrinë për hapjen e kësaj veprimtarie”, përfundoi Sogojeva.



Të ndryshme
Më shumë
3 viktima dhe 123 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni23 July 2020
Senatorja amerikane Shaheen: Rusia e sheh Ballkanin si front të dytë, NATO në Kosovë është gatishmëri të lartë18 September 2026
Janë vaksinuar afër gjysma e qytetarëve të rritur në Maqedoni, bëhet thirrje që të vaksonihen edhe të rinjtë 8 September 2021