ShowBiz
15 June 2021
Dua Lipa jep lajmin e shumëpritur për “Sunny Hill Festival”

Prej vitit 2016-të, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, organizojnë në Kosvë një nga koncertet më madhështorë, “Sunny Hill Festival”.

Ndër vite ky koncert ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta artisten me famë botërore, Miley Cyrus. Duket se këtë vit, “Sunny Hill Festival” mund të organizohet sërish dhe Dua e Dukagjin Lipa kanë dhënë një lajm të madh, shkruan Kosovarja

Ata kanë njoftuar se Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali, teksa po shqyrtojnë që ta zgjerojnë më tej në një vend më të madh. Dukagjin Lipa propozoi ditën e djeshme në një mbledhje që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.

“Si një prej festivaleve më të mëdha në rajon kemi nevojë për pronë më të madhe. Gërmia i zë vetëm 20 mijë njerëz, kurse prona që ne propozojmë ka kapacitet për 100 mijë.

Në këtë pronë do investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqe artificial, këto do bëhen gradualisht. Kjo pronë tani është shkurre nuk ka asgjë”, tha ai.

Ndërsa Dua u shpreh shumë e lumtur që Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e fetsivalit dhe që do të ketë një vend tjetër për organizimin e tij.

“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë në një vend të ri dhe më të madh! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”,Shkroi Dua në një postim të saj.

/Kosovarja/



Të ndryshme
Më shumë
Vali Corleone nuk ndahet nga gjërat e shtrenjta, bëhet me veturë të re super luksoze24 September 2021
Ledina e bën nxehtë, pozon me këmbë përpjetë nga vaska18 October 2021
Plagoset me thikë një 16 vjeçar nga Shkupi 8 July 2020