Nga Bota
16 June 2021
Hungaria voton në parlament projektligjet anti-LGBTIQ

Ligjvënësit hungarezë të martën e 15 qershorit, do të votojnë mbi projekt-ligjet që ndalojnë çdo përmbajtje që portretizon ose promovon homoseksualizmin ose ndryshimin e seksit ndaj cilitdo nën moshën 18 vjeç.

Mijëra aktivistë të LGBTIQ dhe të tjerë demonstruan para Parlamentit në Budapest mbrëmjen e të hënës duke brohoritur “ne jemi këtu!”. Ata i kërkuan ligjvënësve të refuzojnë planet për legjislacionin.

“Ne kemi shumë për të bërë para votimit të nesërm: Duhet t’i tregojmë, duhet t’i shkruajmë çdo anëtari të Parlamentit, pse ky projektligj është anti-fëmijë, anti-familjar dhe anti-njerëzor”, tha drejtori i degës së Hungarisë të Amnesty International, David Vig.

Legjislacioni pritet të kalojë, duke pasur parasysh se partia konservatore në pushtet, Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, ka një shumicë.

Ai përfshin një masë që synon luftimin e pedofilisë së bashku me ndryshime të tjera që ndalojnë transmetimin e informacionit në lidhje me personat LGBTIQ ose marrëdhëniet e të njëjtit seks tek të rinjtë.

Çfarë thotë ligji?

Fidesz përshkruan legjislacionin si një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga pedofilia.

Por komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviç, e quajti argumentin “mashtrues dhe të rremë”. Ajo iu kërkoi ligjvënësve hungarezë të refuzojnë projektligjet.

“Ndryshimet e propozuara legjislative janë në kundërshtim me standardet Ndërkombëtare dhe Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Është çorientuese dhe e gabuar të pretendosh se ata po prezantohen për të mbrojtur fëmijët”.

Ndryshimet hungareze do të nxjerrin jashtë ligjit çdo përshkrim ose diskutim të identitetit të ndryshëm gjinor dhe orientimit seksual në publik, përfshirë në shkolla dhe media, transmeton albanianpost

Disa grupe të të drejtave të njeriut e kanë krahasuar ndalimin e planifikuar me një ligj diskriminues rus të vitit 2013. Ky i fundit ndalonte të ashtuquajturën “propagandë” homoseksuale, e parë gjerësisht si një mjet diskriminimi.

“Unë ju nxis të qëndroni vigjilent ndaj nismave të tilla për të shtyrë masat që kufizojnë të drejtat e njeriut ose stigmatizojnë disa anëtarë të shoqërisë”, tha Mijatoviç.

Mijatoviç tha se një legjislacion i tillë përforcon paragjykimin ndaj njerëzve lesbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë.

Çfarë kanë deklaruar politikanët?

Opozita në Hungari është e ndarë përsa i përket ligjit.

Partia e krahut të djathtë Jobbik tha të hënën se do të votojë pro. Pavarësisht nga ajo që tha se ligji kishte disa të meta. Pasi ajo bie dakord që “promovimi” i ndryshimit gjinor dhe “të gjitha llojet e orientimeve seksuale” nuk duhet të lejohen në shkolla.

Partitë e tjera planifikojnë të bojkotojnë votimin. Koalicioni Demokratik i qendrës së majtë tha se do të bojkotonte të gjithë seancën e së martës për të protestuar ndaj “politikës diskriminuese” të Fidesz-it.



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptare? te? Maqedonise? se? Veriut, bashkohuni te? ne?nshkruani ngadhe?njimin 4 July 2020
Derkoski: Rreth 1.8 milionë votues janë në Listë Zgjedhore29 June 2020
Arrestohet një person nga Manastiri 26 June 2021