Nga Rajoni
17 June 2021
Haziri i thotë Kurtit: Nuk është mirë të kërcënosh

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili në seancën e Kuvendit i luti deputetët të mos e rrëzojnë edhe njëherë nga qeveria.

Haziri në DPT te Fidani në T7 ka thënë se ky është një kërcënim, dhe se kjo është hera e tretë që Kurti e bën një gjë të tillë.

“Nuk është mirë me kërcënu, zgjedhjet janë bërë të lodhshme dhe të mërzitshme. Nuk është mirë më kërcënu politikisht këtë popull, mundësinë ia kanë dhënë. I është dhënë mundësi edhe kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani”, ka thënë Haziri.

Tutje ai tha se nuk mund të qeveriset duke e çuar vendin në zgjedhje çdo vit.

“Kjo është hera e tretë. Mendoj që për 100 ditë tri herë më i thënë popullit të çoj në zgjedhje është kërcënim. Nuk mundesh me qeverisë duke e çu vendin në zgjedhje çdo vjet, sepse nuk ndodhë kurrgjë në këtë vend”, shtoi Haziri.

Kurti në seancën e Kuvendit ku po raportonte para deputetëve për strategjinë e qeverisë së tij në dialogun me Serbinë në prag të takimit me Aleksander Vuçiqin në Bruksel, kishte një lutje për deputetët.

Ai i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.



Të ndryshme
Më shumë
Dezinformoi për Covid-19, Twitter i bllokon llogarinë djalit të Trump-it29 July 2020
Bytyqi: Nëse është e nevojshme, do të miratojmë masa të reja për të mbështetur furnizuesit dhe qytetarët25 August 2021
Hasani për dasmat në ambiente të mbyllura: Duhet të lehtësohen masat28 June 2021