Nga Rajoni
17 June 2021
Zv/kryeministrja e Serbisë: Kurti s’e ka mbështetjen e SHBA-së për të mos nënshkruar, kohët po ndryshojnë

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviq tha se në takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Beogradi ka konfirmuar se është i gatshëm për bisedime dhe se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Serbia është një vend i qëndrueshëm, një nga më të mëdhenjtë në rajon, ne ndihemi si udhëheqës të rajonit dhe kështu duhet të sillemi”, tha Mihajlloviq tha në TV K1.

Nga ana tjetër, sipas saj ekziston një sjellje provokuese e Kosovës dhe kjo tha se do të zgjasë.

“Është dërguar një mesazh i qartë që Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por që dëshiron të diskutojë për të ardhmen e qytetarëve dhe jetën e tyre, se si të përmirësojë kushtet e jetesës së njerëzve”, tha Mihajlloviq.

E pyetur nëse kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, e ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për të mos nënshkruar, Mihajlloviq tha se Kosova ka pasur mbështetjen e tyre për pavarësinë, por tha se “kohët po ndryshojnë”.

“Jo gjithçka është e njëjtë me atë që ishte 10 vjet më parë. Tani është e qartë për bashkësinë ndërkombëtare që negociatat duhet të kryhen dhe se duhet të ketë një kompromis, pavarësisht nga dëshirat personale. Serbia është bërë ekonomikisht dhe politikisht më e fortë gjatë gjithë kësaj kohe dhe ne nuk jemi shumë të fortë. Disa negociatorë atje që nuk kujdesen për Kosovën dhe Metohinë, ne kemi treguar se kujdesemi dhe se bëjmë gjithçka duke u kujdesur për njerëzit tanë dhe kishën tonë atje”, tha Mihajlloviq.



Të ndryshme
Më shumë
Ulet interesimi për vaksinim në Maqedoninë e Veriut21 October 2021
Mali i Zi me rregulla të reja Anti Covid, ja çka duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni aty20 August 2021
“Do të q* r*bt”, turisti i huaj sulmohet fizikisht nga dy të rinj në Sarandë 1 July 2021