Nga Vendi
17 June 2021
Taravari: Në Gostivar fitojmë në raundin e parë, BDl e BESA “luftojnë” për raundin e dytë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, javë më parë tha se Arben Taravari, Albon Xhemaili, po edhe Isen Shabani do të jenë kandidatë të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për zgjedhjet e ardhshme në Gostivar, Bogovinë dhe Vrapçishtë.

Sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari në një prononcim për Neës33, tha se kjo deklaratë e Selës i obligon tre kandidatët e lartë-përmendur të ri-kandidohen për mandatin e dytë, nëse mbështeten nga organet e partisë.

Taravari në prononcimin e tij, tha se koalicioni ASH-AAA, në Gostivarë me shumë gjasë fiton që nga rrethi i parë, kurse sipas Taravarit BDI-ja, BESA së bashku me mbështetjen e LSDM-së do të garojnë se cila do e merr vendin e dytë e cila të tretin, njofton News33.

Shtoi se atmosfera në teren është tregues se koalicioni ASH-AAA, ka potencial dhe me shumë gjasë do i fitoj shumicën e komunave shqiptare.

Foli edhe për agjendën e gjelbër, tha se kjo agjendë do të përdoret vetëm në këto zgjedhje dhe më pas zyrtarët e BDI-së përsëri do kthehen në patriot të gjelbër. Deklaroi se agjenda e gjelbër po të mos ishte komike do të ishte tragjike, sepse sipas Taravarit ende në Maqedoni nuk janë sheshuar të gjitha problemet me të cilat përballen shqiptarëve për çdo ditë.

Për të ironizuar Taravari, agjendën e gjelbër e krahasoi ne premtimin për kryeministër shqiptar. 

News33/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Maqedonia e Veriut ka kryer detyrat e shtëpisë, në radhë është BE23 September 2021
Nisin testimet për ilaçet për të shmangur COVID-19 tek personat e ekspozuar ndaj tij28 September 2021
Festa e Ashures: Besimtarët shiitë priten e përgjaken me shpata në ritualet e ditës së shenjtë20 August 2021