Nga Vendi
21 June 2021
Talat Xhaferi pjesëmarrës në Sesionin e tetë të PBEJL në Antali

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në cilësi të shefit të Delegacionit të AP të Procesit të Bashkëpunim në Evropën Juglindore do të marrë pjesë në Sesionin e tetë plenar të AP të PBEJL-së që do të mbahet nga 21 deri më 23 qershor 2021 në Antali, në organizim të kryesimit turk me Procesin 2020-2021.

Siç njoftojnë nga Kuvendi i RMV-së, në përbërje të Delegacionit janë edhe deputetët Pavle Trajanov dhe Hysni Ismaili.

Para mbajtjes së sesionit plenar, mbledhje do të mbajnë tre Komitetet e Përgjithshme edhe atë: 1) ekonomi, infrastrukturë dhe energji; 2) drejtësi, punë të brendshme dhe bashkëpunim për siguri dhe 3) zhvillim social, arsim, hulumtim dhe shkencë, si dhe Komiteti i Përhershëm.

“Pritet që në sesionin plenar të miratohet Deklaratë përfundimtare. Krahas kësaj, kryetari do të ketë takime bilaterale me delegacionet e pranishme. Delegacioni i Kuvendit më 23 qershor në Stamboll do të ketë takim me Asaf Haxhiev, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi (PABSEK). Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 22 qershor 2021 gjatë Asamblesë së Përgjithshme PABSEK në Moldavi, do të bëhet anëtare e kësaj organizate, që është ndërtim i një ure të re të miqësisë me botën”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Humbi djalin në aksident, nëna e 6-vjeçarit: O shpirt, a po të mungon mami! Zot më merr dhe mua! Pse s’vdiqëm dhe ne me ty19 August 2021
Sot Armend Rexhepagiqi feston!23 September 2021
Zaev në takim me Abazoviqin: Shkëmbejmë përvoja për tërheqjen e investimeve të huaja14 October 2021