Sport
27 June 2020
Shkëndija, firmos me 16 vjeçarin Dashmir Elezi

Skuadra e Shkëndijës sot konfirmoi se ka firmosur kontratën e parë profesionale, me talentin më të madh të shkollës së tyre të futbollit, Dashmir Elezin. 16 vjeçari, luan në pozitën e sulmit dhe anësorit ofenziv, ndërsa firmosi kontratën 3 vjeçare me skuadrën kuqezi.

Mediat, Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija

Ndërkohë mediat vendore raportojnë se Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptarë, Ernest Gjoka dhe është në kërkim të trajnerit të ri. Nën drejtimin e trajnerit nga Shqipëria, skuadra tetovare nuk arriti të mbrojë titullin dhe në fund duhej të kënaqet me pozitën e tretë në Ligën e Parë, në sezonin e ndërprerë nga pandemia “Covid 19”.



Të ndryshme
Më shumë
Abelard Tahiri pas takimit me Hashim Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe i sigurt se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë21 September 2026
Botërori 2026 mbyll një epokë: lamtumira për legjendat e futbollit25 July 2026
Mbi 28 milionë denarë për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit24 July 2026