Nga Vendi
24 June 2021
Maqedoni: Mbi 180 mijë qytetarë që ende nuk kanë marrë termin, ja kur pritet të vaksinohen

Një numër i madh i qytetarëve, kanë reaguar pasi pas një kohe të gjatë që janë paraqitur për t’u vaksinuar, akoma nuk kanë marrë termin.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë ata që nuk kanë marrë termin, duke filluar nga e hëna, në afat prej 20 dtëve do të vaksinohen me atë vaksinë që është në dispozicion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MSH-së, bëhet fjalë për rreth 180 mijë qytetarë, të cilët janë paraqitur në platformën online, por akoma nuk kanë marrë termin.

Prej tyre, rreth 64 mijë qytetarë janë të moshës 40-59, ndërsa mbi 40 mijë janë të moshës mbi 60 deri 99 vjeç.

Nga MSH thonë se pritjet janë që pasi të përfundojë vaksinimi i këtyre qytetarëve në muajin e ardhshëm, vaksinimi do të bëhet pa termin, gjegjësisht çdo qytetarë do të mund të shkojë në pikën më të afërt për vaksinim dhe ta pranojë vaksinën që është në dispozicion.

Për momentin në RMV aplikohen vaksinat “Sinovak”, “Pfizer” dhe “AstraZeneca” (e cila aplikohet vetëm tek personat e moshës 60-69).

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të reflektojë çdo prind 3 August 2021
Arben Taravari në Ditën Botërore të Autizmit: çdo veprim i vogël ka kuptim të madh 2 April 2026
Nusja futet gjatë natës në shtëpinë e vjehrrës dhe e bën për spital 6 August 2021