Nga Bota
27 June 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, mbi 920 viktima dhe rreth 50 mijë persona të zhdukur

Të paktën 920 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 50 mijë të tjerë raportohen të zhdukur pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën Venezuelën. Zona më e goditur është La Guaria, pranë kryeqytetit Karakas, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe dhjetëra persona dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja.

Situata mbetet kritike, pasi lëkundjet sizmike vazhdojnë. Vetëm gjatë mbrëmjes së të premtes janë regjistruar edhe 214 tërmete me magnitudë më të ulët, duke vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Për të tretën ditë me radhë, ekipet e emergjencës, të mbështetura edhe nga specialistë ndërkombëtarë, vijojnë kërkimet për të mbijetuar. Në terren ndodhen edhe ekspertë nga 14 shërbime zjarrfikëse britanike, ndërsa spitalet janë të mbingarkuara nga numri i madh i të plagosurve dhe mijëra banorë të mbetur pa strehë po kërkojnë ndihmë.



Të ndryshme
Më shumë
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë pas rritjes rekorde të SpaceX13 June 2026
Finalja e Kupës së Botës 2030 pritet të mbahet në stadiumin prej mbi 10 miliardë eurosh që do të ketë 115,000 spektatorë10 September 2026
Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e fajdexhive në Shkup23 October 2025