Finalja e Kupës së Botës 2030 do të mbahen pranë Kazablankës, ka thënë sot (e enjte) presidenti i Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa.
FIFA ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht vendin e finales, me Spanjën dhe Marokun që konkurrojnë për të pritur ndeshjen më të madhe të futbollit. Megjithatë, Lekjaa ka thënë se finalja do të mbahet në shtetin e tyre.
"Provinca e Benslimane do të ketë nderin të presë finalet e Kupës së Botës 2030. Kushdo që dëshiron të jetë në qeverinë e ardhshme nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta zhvillojë provincën", tha Fouzi Lekjaa të enjten në një tubim të partisë politike në qytetin maroken të Bouzniki.
Benslimane është një qytet 60 km nga Kazablanka dhe vendi ku ndodhet stadiumi Hassan II Grand me vlerë 12 miliardë dollarë (10.3 miliardë euro), i cili është në ndërtim e sipër dhe pritet të inaugurohet në dhjetor 2027.
Stadiumi po ndërtohet për Kupën e Botës 2030 dhe ka një kapacitet të planifikuar prej 115,000 spektatorësh. Ky do të jetë stadiumi më i madh në botë i dedikuar ekskluzivisht për futbollin.
Infantino i bëri një premtim Marokut?
FIFA tha në gusht se raportet e mediave se presidenti Gianni Infantino i kishte premtuar Marokut një finale ishin "të pasakta dhe mashtruese".
Kupa e Botës 2030 – si do të duket? Gjashtë vende organizatore, 20 qytete dhe mundësia që finalja të zhvillohet në Marok në vend të "Santiago Bernabeut"
Kupa e ardhshme e Botës do të jetë një ngjarje unike pasi do të jetë hera e parë që ndeshjet do të zhvillohen në gjashtë vende në tre kontinente. Ndërsa tre ndeshjet e para do të luhen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai, pjesa më e madhe e turneut do të organizohet nga Maroku, Portugalia dhe Spanja.
FIFA ende nuk i ka finalizuar të gjitha qytetet pritëse për ndeshjet, por si Maroku ashtu edhe Spanja janë të interesuara të presin finalen.