Nga Vendi
28 June 2021
Hasani për dasmat në ambiente të mbyllura: Duhet të lehtësohen masat

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, mendon se duhet të lehtësohen masat anti-Covid-19.

Ndërsa, për organizimin e dasmave në ambient të mbyllur, Hasani në emisionin “10Minuta” në TV21, theksoi se duhet të lejohen dasmat në ambient të mbyllur, por me protokolle. Mes tjerash shtoi se kjo çështje do të diskutohet në Komisionin për Sëmundje Infektive dhe do të vendoset.

“Të gjitha aktivitetet sociale që kanë ndodhur dal ngadalë kanë filluar të çlirohen, respektivisht të jepet leje për punë. Që do të thotë se masat dal ngadalë po i tërheqim. Nga pikëpamja ime dhe nga ajo që e shoh në terren dhe informatat që i kam edhe nga inspektorët, të cilat i kontrollojnë të gjitha këto masa, vlerësoj se do të duhet të ndërmarrim diçka në këtë drejtim, njëfarë lehtësimi të masave sidomos në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të larta”.

“Kemi kaluar një vit pa ahengje familjare dhe duke e pasur parasysh faktin se është shumë vështirë të ndalohen dasmat dhe të lejohen shumë aktivitete të tjera, ashtu si janë liruar edhe shumë masa. Unë mendoj se ka ardhur koha që ne si autoritete shëndetësore së bashku me autoritetet profesionale respektivisht me KSI t’i diskutojmë këto gjëra të gjitha argumentet dhe të vendosim për lehtësimin e masave”, tha Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.



Të ndryshme
Më shumë
“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve21 June 2021
Imami arab në Gjermani e urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave13 September 2021
Zjarrfikësi që i ndihmoi Princeshës Diana pas aksidentit fatal kujton fjalët e saj të fundit23 June 2021