Nga Vendi
28 June 2021
MPB Maqedoni: Është gënjeshtër që nuk ka pasaporta

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i ka mohuar informacionet për mungesë të pasaportave.

Nga ky dikaster thonë se këto informacione janë gënjeshtra.

Ka numër të mjaftueshëm të pasaportave dhe po u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Është e pavërtetë e plotë se nuk ka pasaporta, gënjeshtër të cilën kohën e fundit e shpërndajnë partitë politike opozitare dhe një pjesë e portaleve”, thanë nga MPB.

Në lidhje me fotografitë që qarkulluan në rrjete sociale, ku shihej fluks i madh i qytetarëve duke pritur në radhë, nga MPB-ja thonë se kjo ka ndodhur vetëm për një periudhë të caktuar.

Ndryshe, opozita shqiptare sot kërkoi përgjegjësi nga MPB për pritjet e gjata të qytetarëve për nxjerrjen e pasaportave, duke thënë se shëndeti i tyre vendoset në rrezik, për shkak të temperaturave të larta./telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Dy sulme fizike në Kavadar, njëri në kazino tjetri para kazinos13 July 2020
Kamberi: 53 deputetë opozitarë kërkojnë shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviq16 July 2026
Egzon Ibrahimi reciton Kuranin në Pallatin Presidencial turk me ftesë të Presidentit Erdogan13 March 2026