Teknologji
28 June 2021
Pas 8 vitesh Snapchat heq filtrin që u bë shkak për shumë aksidente

Snapchat ka vendosur të heqë filtrin e shpejtësisë që u bë shkak për shumë aksidente, pas 8 vitesh.

Filtri i shpejtësisë – i cili përdorej nga përdoruesit për të treguar se sa shpejt po ecnin me makinë – u prezantua për herë të parë në vitin 2013. Me kalimin e viteve, shumë aksidente ndodhën për shkak të pakujdesisë së njerëzve që ecnin shpejt dhe e dokumentonin në Snapchat.

Snapchat heq filtrin që u bë shkak për shumë aksidente
NPR raporton se shumë procese ligjore janë ngritur kundër aplikacionit, pasi në shumë aksidente, në disa raste edhe me humbje jete, u zbulua se të aksidentuarit kishin përdorur pak çaste para përplasjes pikërisht këtë filter.

Snapchat heq filtrin që u bë shkak për shumë aksidente
Një përfaqësues i Snapchat tha për NPR këtë javë se “ky filter nuk përdoret shumë nga përdoruesit” ndaj do të hiqet plotësisht. Përpos kësaj, nuk përjashtohet mundësia që kompania të ketë hequr filtrin për arsyet ligjore.



Të ndryshme
Më shumë
Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes28 October 2020
Mexhiti pret ambasadorin polak, në qendër të takimit kontributi për rindërtimin e Shkupit31 July 2026
Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së24 September 2026