Nga Rajoni
29 June 2021
Uroi serbët për Vidovdanin, përplasje mes Çitakut dhe Grenellit në Twitter

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nxiti reagime të shumta pas një postimi të bërë dje në Twitter, ku uroj serbët për festën e Vidovdanit.

Reagim të ashpër pas këtij postimi të Grenellit, pati edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane, shkruan Telegrafi.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi Çitaku.

E ky reagim i Çitakut siç duket nuk i ka pëlqyer ish-emisarit Grenell, i cili i ka reaguar të njëjtës përmes një postimi në Twitter.

Grenell ka thënë se njerëzit kanë nevojë për punë e zgjidhje.

“Ju ofendoni shumë. Duhet të jetë e lodhshme gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën”, ka shkruar Grenell.

Pas kësaj sërish i është përgjigjur ish-ambasadorja Çitaku.

Çitaku është shprehur se edhe ajo dëshiron punë dhe zgjidhje, por që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.

“Edhe unë dua punë dhe zgjidhje! Por deklarata më poshtë ishte thjesht historikisht e pasaktë! Paqe”, ka shkruar Çitaku./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i japë fund25 October 2021
Regjistrohet tërmet në Maqedoni28 September 2021
Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C26 July 2021