Nga Rajoni
29 June 2021
Zyra e Kryeministrit Kurti organizon Paradën e Krenarisë LGBT, Osmani merr pjesë, Kurti jo

Sot në Prishtinë do të mbahet Parada e Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT. Kjo paradë është organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me dy organizatat e shoqërisë civile, CEL dhe CSGD.

ZKM-ja ka njoftuar se ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 18:00.

Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa nga Zyra e Kryeministrit i pranishëm nuk do të jetë shefi i Qeverisë, Albin Kurti. Në vend të tij, në ceremoni do të marr pjesë drejatori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini.

Fjalën hyrëse do ta mbajë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa do të flasin edhe Zëvendës Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, si dhe Blert Morina, drejtor i organizatës CEL, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha akuza ndaj Ramës për ekonomi dhe pensione, i quan mashtrime deklaratat për rritje12 April 2026
Sasho Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 12 vjet burg26 February 2021
Sheqerinska: Ndryshimet klimatike, normalja e re të cilës duhet t’i përshtatemi10 August 2021