ShowBiz
29 June 2021
“Ma keni nxirë jetën”, konkurrenti i “Për’puthen +40” largohet papritur nga emisioni

Ditën e sotme në “Për’puthen +40” u transmetua një konflikt i ashpër mes dy konkurrentëve, Armandos dhe Oltit, që degjeneroi në përdromin e dhunës.

Ky konflikt mes dy djemve ka ndodhur gjatë transmetimit të publicitetit dhe u shfaq sot në emision. Ishte Armando i pari ai që i hodhi mikrofonin Oltit ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj me goditje. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të ndarë ata të dy.

Zënka mori fund shpejt, por debati vijoi ende ndërsa ditën e sotme në studio, Armando tha se molla e sherrit ishte Lindita. Më pas Armando debatoi me tone të larta në lidhje me këtë konflikt edhe me opinionistin Arjan Konomi. Opinionisti i sugjeroi konkurrentit që t’i japte fund kërcënimeve të tipit “mbylle gojën se do të të nxjerrë këtë”.

Ndërsa Armando iu kundërvu duke i thënë se duhet t’i vijë turp dhe më pas tha se ka vendosur që të largohet nga programi duke thënë se ja kanë nxirë jetën. Më pas ai mori vendimin që të largohet përfundimisht nga emisioni, duke u shprehur se ka vënë re se vajzat nuk kanë asnjë interes ndaj tij.

“Ju kërkoj të gjithëve ndjesë, do të largohem nga programi. Do më mungoni dhe pse ma keni nxirë jetën më së shumti”, u shpreh Armando, pak pasi Bora e paralajmëroi se produksioni do të merrte masa ndaj tij.



Të ndryshme
Më shumë
Sulmohet nga 10 djem 21-vjeçari që është pjesë e komunitetit LGBT17 June 2021
Sela: Është skandaloze mospranimi i dorëheqjes, nëse Zaevit i dhimbet Filipçe të ikin të dytë së bashku16 September 2021
Zbulohet destinacioni ku po pushon Adelina Ismaili me familje25 August 2021