Nga Vendi
27 October 2021
Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhje sot unanimisht miratuan edhe Propozim-udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimit e fletëvotimeve të pavlefshme.

KSHZ me shumicë votash vendosën që në rreth të dytë të vlejnë dhe të numërohen edhe fletëvotimet që nuk do të kenë vulë nga Këshilli Zgjedhor.

Më 31 tetor mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale.

KSHZ të enjten do të dërgojë fletëvotimet dhe Listën Zgjedhore për rrethin e dytë në Komisionet Komunale Zgjedhore, ndërsa të premten do të dorëzohen edhe pajisjet për identifikimin e personave përmes gjurmëve të gishtave./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Siljanovska: Diasporës duhet t’i mundësohet votimi, zgjidhjet aktuale krijojnë pabarazi17 July 2026
Dadoja e harroi në veturë, vdes 2-vjeçarja19 July 2021
Xhaferi: Zgjatja e afatit të regjistrimit në duart e partive politike28 September 2021