Nga Vendi
30 June 2021
Qeveria e Maqedonisë: Deklarata e Zacarias është krejtësisht në kundërshtim me propozimin portugez

Qeveria e Maqedonisë thotë se deklarata e sekretares shtetërore për Çështje Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias sa i përket gjuhës maqedonase, është në kundërshtim të propozimit portugez për gjetjen e një zgjidhje.

Sipas Qeverisë, deklarata të këtilla nuk ndihmojnë në procesin e ndërtimit të besimit dhe kuptimit të ndërsjellë.

“Konteksti dhe momenti janë sensitive dhe për këtë shkak i bëjmë thirrje përfaqësuesve të vendeve që janë përfshirë në proces dhe që nuk kuptojnë mirë rastet në Maqedoni dhe Bullgari, të përmbahen nga kualifikimet ose sqarimet të proceseve lidhur me kontestet tona nacionale”, shtojnë nga Qeveria.

Në reagimin e Qeverisë theksohet se gjuha maqedonase është kyçe në identitetin e popullit maqedonas dhe gjuha është pranuar dhe kodifikuar më specifikat e saja unikate e vërtetuar me Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shkarkimi i Ziberit/ Osmani selame Filipçes dhe LSDM-së: Shpejt vjen 15 korriku27 June 2020
Varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohet identiteti i tri viktimave, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”19 September 2026
Valon Syla: 132 viktima ndërsa Vitia del para mediave i rrezitun30 August 2021