ShowBiz
1 July 2021
Adriana Matoshi i bashkohet Paradës së Krenarisë LGBT

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje i është bashkuar Paradës së Krenarisë që po mbahet sot në Prishtinë.

Ajo publikoi një video nga vendi i ngjarjes në mesin e shumë njerëzve prezentë në këtë ditë celebrimi të komunitetit LGBTI.

Tubimi i njerëzve për Paradën e Krenarisë ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skënderbeu”. Motoja për këtë vit është “Bashkë dhe Krenarë”.

Në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

/Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
35 vjet shtet, Siljanovska-Davkova: Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi 8 September 2026
Raporti i KE-së për Maqedoninë: Ndotja e ajrit mbetet një shqetësim26 October 2021
Gjuha shqipe, VLEN: Janevska tregoi frustrim10 November 2025