Nga Bota
8 September 2026
35 vjet shtet, Siljanovska-Davkova: Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, ka përcjellë urime për qytetarët.

Në urim ajo thekson se pavarësia nuk është vetëm një ngjarje historike, por edhe përgjegjësi e përhershme e çdo brezi.

Në mesazhin e saj, ajo kujton referendumin e 8 shtatorit 1991 dhe krijimin e shtetit të pavarur e sovran, duke theksuar se e ardhmja e vendit varet nga vetë qytetarët.

“Kemi përgjegjësi brezash për t’i përfunduar detyrat urgjente: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të vendosim sundim të pakompromis të ligjit dhe të ndërtojmë një shoqëri paqësore dhe të drejtë, me qytetarë të barabartë dhe të njëjtë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë apo të tjerë. Amaneti i KAÇKM-së na mëson: ‘Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi’. Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë!”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Ajo veçoi edhe largimin e të rinjve nga vendi si një nga sfidat më të mëdha, duke theksuar nevojën për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, të zhvilluar dhe evropian, ku të rinjtë do të krijojnë familje dhe të ardhmen e tyre. Në fund të urimit, presidentja theksoi se 8 Shtatori është dita kur qytetarët, në mënyrë demokratike dhe me shumicë të madhe, u deklaruan për shtet sovran dhe të pavarur.



Të ndryshme
Më shumë
E rrahin vazhdimisht, nëna lajmëron dy djemtë e saj në polici18 October 2021
Osmani: 28 Janari ditë historike për shqiptarët16 January 2024
Zaev në ofensivë për të siguruar shumicën, vazhdon takimet me liderët 4 August 2020