ShowBiz
2 July 2021
Xhensila flet për periudhën më të vështirë të jetës: Prindërit u divorcuan, e ëma sakrifikonte shumë

Xhensila Myrtezaj është njëra nga artistet e preferuara të publikut shqiptar.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për rrugëtimin e saj artistik.

Nëna e një vajze theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.

“Muzika ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi për të gjithë situatën që ka ndodhur atë periudhë. Në klasë të parë prindërit e mi u divorcuam, nëna mori kujdestarinë time. Duke qenë se ishte dhe në punë, sakrifikonte shumë. Në festën e abetares nëna nuk ka qenë e pranishme, sikurse dhe babai. Kështu që e mbaj në mend atë moment si një fotografi. Shikoja prindër përreth fëmijëve dhe e kam si një kujtim të hidhur”, ka deklaruar ajo.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Nëna ma ka falur dhe Zoti, sepse e ëma ime ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë”, u shpreh Myrtezaj.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, 600 mijë doza vaksinash priten deri në fund të javës25 June 2021
Nuk flasin prej vitesh? Çfarë ka ndodhur mes motrave Libohova?29 October 2021
Osmani-Kofod: Danimarka është partner serioz, mik i sinqertë dhe mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut 1 September 2021