Nga Vendi
2 July 2021
Zaev: BE na dërgoi mesazh të keq duke mos e përmbushur premtimin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka hapur diskutimin “Sinergjia e BE-së dhe SHBA-ve për Ballkanin” duke thënë mes tjerash se BE-ja ka dërguar sinjal të keq me mos përmbushjen e premtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev para të pranishmëve tha “Mos integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në planin afatgjat të BE-së ishte dëshpërues dhe i pa këndshëm për ne. BE mund të vendos detyra, plane, afate por edhe kushte, por nuk mund të injoroj pozitën tonë gjeografike si zemër të BE-së. E as të injoroj kulturën dhe identitetin tonë. Standardet e vendosura në rajon u tradhëtuan me mos përfshirjen e shteteve tona në zgjerimin e politikave të BE-së” tha Zaev mes tjerash.

Sipas Zaev, Evropa duhet të transformojë qasjen për Ballkanin perendimor.

Zaev këto deklarata i bëri para kryeministrave të vendeve të Ballkanit por edhe përfaqësuesve të vendeve anëtare në BE. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
E papritur, Bora Zemani sonte do të futet në “Big Brother Vip”22 October 2021
Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni 3 September 2021
Osmani: BDI mori 105 mijë vota, 20 mijë më shumë se 201718 October 2021