Nga Vendi
6 July 2021
65 për qind e kompanive s’mund të gjejnë kuadër përkatës profesional

Ekonomia gjithnjë e më shumë ka mungesë kuadri. Të dhënat e Odës ekonomike të Maqedonisë tregojnë se punonjësit e kualifikuar mungojnë në madje 65% të kompanive të anketuara. Kompanitë investojnë në kuadro të reja përmes trajnimeve shtesë të personelit, por nevojitet që të rinjtë të drejtohen në drejtimet profesionale, arsim dual dhe joformal.

 

Një kamerier i kualifikuar nënkupton që ai duhet të kalojë trajnim ku do të ketë pjesë teorike. Fillimisht, duhet të mësojë ta dijë pozicionin organizativ të kompanisë apo kafenesë. Duhet t’i dijë standardet, siç është HASAP dhe duhet të sigurojë siguri gjatë punës – tha Natasha Janevska- oda ekonomike.

Edhe më tej ka stereotipe te pjesëmarrësit, por edhe te prindërit gjatë regjistrimit në shkollë të mesme, pranojnë kompetentët. Dhe derisa ky trend nuk ndryshon, tregu i punës do të jetë përplot juristë, ekonomistë dhe profesione të ngjashme për të cilat nuk ka punë.

Nuk do të thotë që nëse shkon në arsim profesional, nesër s’mund të vazhdosh fakultet. Ka disa lloje të stereotipave në mesin e nxënësve, ashtu mendoj për fat të keq – deklaroi Sherif Miftari- drejtor i Qendrës për arsim profesional dhe trajnim.

Këtë vit, për drejtimet profesionale nëpër shkollat e mesme kanë konkurruar 65% të filloristëve. Vetëm për krahasim, në ekonomitë më të zhvilluara në Evropë, si Gjermania dhe Zvicra, kjo përqindje tejkalon 75%.

Ile Petreski



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti nga Gostivari: Në gjithë këto vite asgjë nuk kemi dhuratë, të gjitha i kemi arritur me shumë s akrificë 8 July 2020
Thirrja e shtetit të BE-së: Hidhni e mos i blini telefonat kinezë, ja arsyeja22 September 2021
Britania ndalon reklamat televizive, online të ushqimeve të pashëndetshme para orës 21:0025 June 2021