Nga Bota
6 July 2021
Aksion masiv i policisë gjermane, mbi 750 të arrestuar e 3.2 tonë kanabis të konfiskuar

Policia gjermane ka arrestuar mbi 750 persona dhe ka sekuestruar sasi të madhe të armëve e drogës, pasi autoritetet arritën që të infiltroheshin në një shërbim komunikimi në internet, i cili përdorej nga kriminelët.

Zyra Federale e Krimeve, BKA, tha se arrestimet u bënë të mundshme nga sigurimi i qasjes në shërbimin për mesazhe me enkriptim, EncroChat, që shërbente si mjet për komunikim me telefona mes kriminelëve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në këtë platformë të internetit vitin e kaluar arritën që të futen edhe hetuesit francezë e holandezë. Në nivel botëror, ky rrjet kishte 60.000 përdorues. Autoritetet e këtyre vendeve bënë disa arrestime dhe i ndanë të dhënat me Europol-in, duke ua mundësuar organeve të shteteve të tjera që t’i vëzhgojnë mesazhet dhe lëvizjet e kriminelëve.

EncroChat, që tashmë është mbyllur, i këshillonte përdoruesit e vet që t’i hedhin pajisjet në qershor të vitit të kaluar, pasi mori vesh se rrjeti i është thyer.

Autoritetet gjermane thanë se kanë marrë të dhëna për qindra mijëra biseda në EncroChat në prill të vitit të kaluar dhe se kanë arritur që të identifikojnë mijëra përdorues.

Si rezultat i operacionit të gjerë, autoritetet thanë se kanë sekuestruar rreth 3.2 tonë kanabis, qindra kilogramë droga sintetike, kokainë e pilula ekstazi. Përpos drogës, policia sekuestroi 310 armë zjarri dhe mbi 12.000 plumba.



Të ndryshme
Më shumë
Nëntëvjeçari sulmohet për vdekje nga pitbulli17 September 2021
CNN: Putini e mori nga Bideni bash atë që e deshi17 June 2021
Rrëfimi i 37-vjeçares që u maltretua nga burri: Qe 20 vjet m’ka rreh me stupc e shishe, ma ka ngul thikën disa herë22 June 2021