Nga Rajoni
14 May 2025
Edi Rama: “S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar” – Kryeministri falenderon qytetarët për besimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë pas zgjedhjeve të fundit.

Në një mesazh të ndjerë, Rama theksoi se i mungojnë fjalët për të shprehur ndjenjat që po përjeton. “Dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sot në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përulësisht për besimin e patreguar e ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi ai në Instagram.

Postimi vjen pak orë para një fjalimi të paralajmëruar që do të mbahet sot në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej, ku pritet që Rama të ndajë më shumë për vizionin e tij në funksionin e ri në nivel evropian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
'Për LDK-në, UÇK është e shenjtë', Abdixhiku: Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë23 October 2026
Mërgimtari nga Italia: Kam ardhur enkas për të dëgjuar Bregoviçin24 August 2021
Maqedoni: KSHZ e mori materialin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale28 October 2021