Nga Vendi
7 July 2021
Për të qindtën herë paralajmërohen reformat në administratë e Maqedonisë

Duhet të riorganizohen të gjitha ministritë, agjencitë, shërbimet e inspektimit, përkatësisht institucionet që janë nën Qeveri. Kjo thuhet në raportin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nga Ministria thonë se të gjitha raportet, që i bënë vitin e kaluar dhe këtë vit do t’ua paraqesin Këshillit për Reforma në Administratën Publike të martën e ardhshme. Nga ana tjetër Këshilli, do të duhet t’i dorëzojë propozim version final Qeverisë, për riorganizimin e institucioneve.

Nga Ministria për Administratë për Alsat konfirmuan se me vetë riorganizimin do të shkurtohet edhe administrata publike, por nuk japin më shumë detaje për sa administratorë bëhet fjalë.

“139 institucione janë në fazën e procesit të riorganizimit dhe optimizimit, dhe pas përfundimit të këtij projekti ky numër pritet të ulet ndjeshëm. Vetë procesi i riorganizimit do të thotë racionalizim i punonjësve”, thonë nga MSHIA.

Projekti për riorganizimin e institucioneve filloi gjatë kohës, kur Damjan Mançevski ishte ministër, por ai u largua për të punuar në sektorin privat. Projektin e trashëgoi Ministri aktual Jeton Shaqiri. Mançevski më parë njoftoi reformë sistematike të administratës, të tilla si shuarjen e institucioneve të tepërta dhe bashkimin e disa organeve shtetërore.



Të ndryshme
Më shumë
“I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai”, Adriana Matoshi me të dashurin në pushime 1 September 2021
Rast i ri! Burri lajmëron policinë: Më rrahën gruaja dhe vajza27 August 2021
Mickoski: Alternativa nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por përsëri zgjedhja është e Gashit19 November 2021