Nga Vendi
8 July 2021
Rregullat për hyrjen nga Maqedonia për në Greqi do të zbatohen edhe javën e ardhshme

Rregullat dhe parakushtet për udhëtim në Greqi, të cilat përfshijnë një dokument në lidhje me Covid-19 dhe një formular të plotësuar PLF, që vlejnë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mbeten të pandryshuara dhe janë zgjatur për një javë tjetër, njofton korrespondentja e AIM-s nga Athina.

Vendimi i ri ministror “Parakushtet për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e Covid-19”, është publikuar tashmë në Gazetën Zyrtare të Greqisë, ndërsa ka hyrë në fuqi në orën 06:00 dhe është e vlefshme deri më 15 korrik 2021, dhe për udhëtim te fqinji jugor këkrkohet një dokument të detyrueshëm në lidhje me Covid-19, domethënë ose një certifikatë vaksinimi, 14 ditë pas dozës së dytë, ose një rezultat negativ nga një test PCR i bërë 72 orë para udhëtimit ose një test të shpejtë deri në 48 orë para mbërritjes në Greqi ose konfirmim se ju e keni kaluar coronavirusin si dhe një formular të plotësuar PLF.

Nga Maqedonia e Veriut në Greqi mund të udhëtoni përmes Evzonit (Bogorodica), përmes Niki (Mexhitlija) dhe Dojran, të cilat punojnë 24 orë, si dhe kalime të tjera kufitare tokësore për në Shqipëri, Turqi dhe Bullgari, me përjashtim të Merzanit për në Shqipëri, e cila është e hapur nga ora 08:00 deri në ora 20:00 me kohën lokale./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Krijesa misterioze thith gjakun e 50 bagëtive, banorët mendojnë se po rikthehet legjenda e frikshme 9 August 2021
Protestë e Koalicionit për persona me nevoja të veçanta para Qeverisë së Maqedonisë 7 September 2021
Beqarovski për kandidatët për kryetar komune: Paratë për billborde dërgoni për teste të shpejta30 August 2021