Nga Rajoni
8 July 2021
Arben Vitia vaksinohet kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Vitia ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Pas vaksinimit, Vitia pritet të deklarohet para mediave.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Të gjithë ata që kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e Pfizer, janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar.

Vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.



Të ndryshme
Më shumë
Hamza: Besoj që vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të jetë lirues, ndaj dhe Kosova do të ketë festë11 September 2026
Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës23 September 2021
Fisnik Syla nuk heq dorë nga Fjolla Morina, bën hapin e parë për ribashkimin me të20 October 2021