Nga Vendi
8 July 2021
Buçkovski: OBRM-PDUKM bëri dëm serioz si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari

Ideja ishte të tregojmë se jemi serioz në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë. Ne jemi të bindur se shpejt do të arrijmë në fazën e realizimit. Ne duhet të kishim treguar se Maqedonia nuk ka qëllime të fshehura ndaj Bullgarisë. Pas rezultateve që ata patën në prill u vendosëm në një pozicion që të mos kishim një bashkëbisedues në anën tjetër tha Vllado Buçkovski për “TV24”.

“Ende, mendoj se ky vakum u përdor në mënyrë produktive. Akuzat e OBRM-PDUKM-së, të cilat janë të vazhdueshme, u përshkallëzuan, përshkallëzimi ishte në nëntor-dhjetor. Doli që në të vërtetë OBRM-PDUKM nuk tregoi asnjë grimë të të kuptuarit të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore.

Ai bëri dëme serioze si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari, disa nga politikanët bullgarë përmendnin vazhdimisht në çdo takim që kisha se kërkesa për garanci shtesë është për shkak të kërcënimeve nga opozita”, tha Buçkovski.

Lidhur me Rezolutën e opozitës, ai beson se teksti duhet të harmonizohet me të gjitha partitë politike.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dardanët nuk ndalen, Kosova nis përgatitjet për sfidën ndaj Turqisë29 March 2026
Bërnabiq i uron fat Vuçiqit para takimit me Albin Kurtin: Kurrë nuk kam qenë më e shqetësuar15 June 2021
Data kur do të mbahet bashkëbisedimi i Berishës me diasporën shqiptare në SHBA27 November 2021