Nga Bota
19 July 2021
Dadoja e harroi në veturë, vdes 2-vjeçarja

Një vajzë 2-vjeçare vdiq nga nxehtësia dhe mungesa e ajrit, pasi kujdestarja e kishte harruar brenda në makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Kujdestarja quhet Uana Perez-Domingo  dhe është arrestuar nga policia.

Ditën fatale, çerdhja ku shkonte dy vjeçarja ishte mbyllur, pasi dadoja e kishte çuar më herët se ditët e tjera. Si rrjedhojë kujdestarja kthehet bashkë me dy vjeçaren në shtëpi, për të pritur deri sa çerdhja të hapej.

Fatkeqësisht, kujdestarja në kthim për në shtëpi e harroi të voglën brenda, e cila vdiq nga nxehtësia dhe asfiksia. Mësohet se fëmija mbeti e mbyllur në makinë, me rripin e sigurimit vendosur dhe me xhama mbyllur.

Kujdestarja kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur u kthye në makinë, ku pa dhe trupin e pajetë të fëmijës.

Sipas raporteve të policisë, kujdestarja e ka kontaktuar nënën e fëmijës menjëherë, madje edhe para se të njoftojë urgjencën.



Të ndryshme
Më shumë
Kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj, ndalohet 48 orë në polici, Gani Geci13 October 2026
Vdes Vjollca Haxhiu? Këngëtarja demanton lajmin: Paturpësi... 9 August 2021
Kosovë: Konfirmohen 205 raste të reja me COVID-19, tre të vdekur10 July 2020