Nga Rajoni
10 July 2020
Kosovë: Konfirmohen 205 raste të reja me COVID-19, tre të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu të premten janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.



Të ndryshme
Më shumë
Më shumë shi ka rënë në Krushevë, temperaturat më të ulëta janë matur në Mavrovë20 November 2025
“A po përpiqesh të joshësh dikë brenda në shtëpi”, Semi vihet në siklet nga banorët22 October 2021
Xhaferi: Kuvendi ishte vendi ku ndodhën sfidat më të rëndësishme 2 July 2021