ShowBiz
9 August 2021
Vdes Vjollca Haxhiu? Këngëtarja demanton lajmin: Paturpësi...

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm ku thuhej se ka ndërruar jetë këngëtarja e mirënjohur, Vjollca Haxhiu.

Artistja, është në gjendje të mirë shëndetësore, e cila ka qenë edhe aktive në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka reaguar në InstaStory ku ka shpërndarë lajmin e rremë që e ka bërë gazeta, duke e komentuar dhe me fjalët e saj.

“Kjo është vetëm paturpësi, shqetësim nga të pashpirtët”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, Vjollca nuk është e vetmja artiste e estradës shqiptare që është shpallur e vdekur, pasi më herët ka ndodhur edhe me këngëtarët Sabri Fejzullahu e Nysret Muqiçi.

Si dhe në lidhje me këto informata të rreme nuk është marrë asnjëherë ndonjë masë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, do të vendosen teste për coronavirus në shkolla24 September 2021
Janevska: Duhet të ketë barazim të racionit studentor me inflacionin 5 September 2025
Donald Trump pezullon sanksionet dhe tarifat ndaj eksporteve ruse, për të frenuar rritjen e çmimit të naftës18 October 2026