Kuriozitete
21 July 2021
Letra e Kallashnikov, krijuesit të “AK-47” para vdekjes: Jam penduar për armën që e shpika

Mikhail Kalashnikov krijuesi i armës AK-47, kishte lënë një letër pak muaj para se të vdiste, ku ishte shprehur i penduar për armën që ka shpikë.

Arma AK-47 u krijua fillimisht në 1974, nga dizajnuesi rus Mikhail Kalashnikov, nga edhe mori shkurtesën kalashnikov.

Arma u përdor për herë të parë nga forcat sovjetike të angazhuara në konfliktin në Afganistan në 1979. Në kohët e sotme, automatiku vazhdon të përdoret nga shumica e vendeve të ish-BRSS, gjithashtu përdoret edhe në shtetet e Europës Lindore, në Mongoli dhe në disa shtete të Azisë.

Krijuesi i kësaj arme Mikhail Kalashnikov, vdiq me 23 dhjetor të vitit 2013, në moshën 94 vjeçare, derisa ishte 20 vjeç kur e ka shpikur armën.

Në letrën e tij drejtuar kreut të Kishës Ortodokse ruse, Patriarkut Ciril, 6 muaj para vdekjes, Kallashnikov u shpreh i shqetësuar për armën që ka ndërtuar, pasi që ajo ka marrë shumë jetë njerëzish.

Ai në letër shkruante: “Dhimbja ime shpirtërore është e padurueshme: në se arma që unë ndërtova ka marrë jetë njerëzish, a mund të thuhet se unë jam fajtor për vdekjen e tyre, edhe në se ata ishin armiq?”.

Patriarku rus iu përgjigj inxhinierit të tronditur nga brejtja e ndërgjegjes, se kurdo që u përdorën armët, synimi ishte mbrojtja e atdheut dhe se Kisha mbështet si krijuesit e armëve, edhe ushtarët që i kanë përdorur ato.

Ndërkaq pak para vdekjes së Kalashnikov, në vitin 2010 u prezantua një variant i ri, seria AK-12 i cili ishte më i sofistikuar.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendet shqiptarja nga Maqedonia që kishte humbur kontaktet me familjen10 August 2021
“Monstra”, prokuroria kërkon paraburgim për Agim Ismailoviq dhe Fejzi Azirin13 November 2020
KSHZ caktoi seancë për ankesat e parashtruara për zgjedhjet e parakohshme19 July 2020