Kuriozitete
15 May 2020
Ja disa fakte që nuk i keni ditur për përtypjen çamçakëzit

Sipas hulumtimeve të kryera nga shkencëtarët e Universitetit Waseda, rezulton se përtypja e çamçakëzit gjatë ecjes e rritë pulsin e zemrës dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive.

Studimi ka treguar se përtypja e çamçakëzit gjatë kohës që jeni duke lëvizur e shpejton pulsin e zemrës dhe kjo e inkurajon trupin të lëvizë më shpejt, gjë që ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Gjatë një ecje 15-minute kur njëkohësisht përtypnin çamçakëz, pjesëmarrësit e studimit ecnin dhe e kishin vërejtur se pulsi i zemrës është trefish më i lartë sesa kur nuk përtypin.

Shkencëtarët thonë se kombinimi i këtyre dyjave – ushtrimeve fizike dhe përtypjes së çamçakëzit – mund t’iu ndihmojë njerëzve ta luftojnë obezitetin.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kanë treguar se përtypja e çamçakëzit e rritë pulsin e zemrës, por ky është hulumtimi i parë që është kryer gjatë një aktiviteti fizik.



Të ndryshme
Më shumë
Burri futet brenda fustanit të nuses që ta ndihmonte të ecte më lirshëm për shkak të erës së fortë16 June 2021
Ja e vërteta e tre antarëve të një familje nga Tetova që vdiqën nga Covid 19 2 September 2021
Flet gruaja që ishte rrëmbyer në moshën 10 vjeçare: Më mbajti 8 vjet, donte që të ndihesha si viktimë e nazistëve 6 August 2021