Nga Rajoni
23 July 2021
Dy shtete të fuqishme garantojnë për lirimin e Thaçit nga paraburgimi

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.Ndonëse qeveria e Kosovës nuk ishte e gatshme të dalë garantore e lirimit nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, këtë gatishmëri e kanë shfaqur dy shtete tjera.Kjo konfirmohet në vetë parashtresat e avokatit të ish-presidentit Thaçi në Speciale, Gregory Keohe.

Ky i fundit teksa jep detaje për shtetet në fjalë, thotë se njëra nga to është vend kontribues në Speciale.“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, thuhet në parashtresën e Keohes.Sidoqoftë nuk dihet se cilat nga vendet kanë ofruar garanci për lirimin e Thaçit, teksa për këtë ishte përmendur edhe Sllovenia.

Avokati amerikan i Thaçit tutje thotë se Prokuroria e Specializuar e ka huqur tërësisht kontekstin kohor se kur planifikonte ta niste gjykimin.Ai thotë se në Kosovë, Thaçi nuk e ka më ndikimin që e ka pasur më herët dhe se ky fakt nuk përbën ndonjë rrezik për ndërhyrje në procedurë në rast të lirimit të tij nga paraburgimi.“Që nga vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake më 22 janar 2021 se kushtet për paraburgim ishin përmbushur, rrethanat e këtyre procedurave dhe të z. Thaçi, kanë ndryshuar ndjeshëm. Pasi dha dorëheqjen vullnetarisht nga Zyra e Presidentit në 5 nëntor 2020 dhe u dorëzua në paraburgim e DSK, Z. Thaçi tani ka kaluar gati tetë muaj në burg. Pretendimi origjinal i ZPS-së se do të ishte në gjendje të përmbushë detyrimet e zbulimit për të lejuar që gjyqi të fillojë në verën e vitit 2021, është ekspozuar si një keqinterpretim monumental (ose llogaritje e gabuar) nga ana e saj, me ritmin e zbulimit të ZPS që ka të ngjarë të vonojë gjyqin deri në mes të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe tetë-mujore, fusha e mbështetjes politike për z. Thaçi dhe ndikimi i tij në Kosovë janë avulluar kryesisht, me zgjedhjet e shkurtit 2021 që e vendosin ish-Presidentin në pozicionin më të dobët të karrierës së tij politike. Njëkohësisht, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur atë që lehtë mund të përshkruhet si regjimi më i gjerë i mbrojtjes së dëshmitarëve i vendosur para një gjykate kosovare ose ndërkombëtare”, thuhet në parashtresën e Keohes.Dje u raportua edhe për një pjesë tjetër të argumentimit të Keohes, ku ky i fundit përmend zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren bindëse të VV-së si fakt që Thaçi më nuk e ka as ndikimin më të vogël politik.Në këtë frymë të argumenteve, ai ka përmendur edhe shkarkimet në AKI, RTK e AKP.Po ashtu, ai përmend edhe presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, për të cilët thotë se e kanë ndërtuar karrierën e tyre politike duke e kundërshtuar Thaçin.



Të ndryshme
Më shumë
Si në kohë diktature! Qytetari turk arrestohet pas kritikës ndaj Erdoganit 1 July 2021
“Më ka vdekur mamaja nga kanceri”, Sabiani rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës11 October 2021
Thaçi kërkon që të mobilizohen qytetarët për të votuar15 July 2020