Nga Rajoni
26 July 2021
Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C

Java e ardhshme sjell valën më të nxehtë të katër viteve te fundit në Shqipëri, ku termometri do të ngjitet në 35°C edhe në zonat më të freskëta të Shqipërisë.

Temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë ditëve të fundit të korrikut si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta që vijnë nga shkretëtirat e Çadit dhe Nigerisë drejt Italisë dhe Ballkanit, duke shënuar temperatura dukshëm mbi 40°C.

Kulmi i nxehtësisë në territorin shqiptar parashikohet të vijë në datat 28-31 korrik kur termometri maksimal pritet të shënojë rreth 43°C në dy-tre qytete të Shqipërisë, ndërsa 80% e territorit do të shënojë mbi 38°C./A2 CNN



Të ndryshme
Më shumë
Publikohet lista që “tradhtoi” konkurrententët/ Nga Jul Deda te Heidi Baci dhe Albi Nako, ja cilët janë banorët e “Big Brother VIP 3”10 January 2024
Deklarata e Fifit e cila vuri në siklet të madh Arbana Osmanin13 October 2021
Nesër ditë jo pune për të gjithë qytetarët për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve14 July 2020