ShowBiz
28 July 2021
Thumbuan hapur Gracianon dhe Argjirën, çifti ironizon blogeret shqiptare

Gjatë emisionit “Best Deal” disa blogere të njohura shqiptare hodhën thumba për çiftin më të ri të showbizit, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani. Pjesë e këtij episodi të “Best Deal” ishte vajza e deputetes së PD-së, Albina Deda, Ada e cila gjatë pushimit nuk i ka kursyer aspak komentet për Gracianon dhe Argjirën.

Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo“, u shpreh Keisli.

Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme“, tha Ada Deda më pas.

Në këtë episod vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin nga kamera dhe “pa dashje” i shpëtuan këto fjalë.

Këto thumba nuk ju kanë shpëtuar Argjirës dhe Gracianos, të cilët kanë ironizuar blogeret, edhe pse jo drejtpërdrejtë. Ditën e sotme çifti është takuar me moderatorin e “Top Channel”, Flori Gjinin.

Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, shprehet Flori Gjini, teksa Argjira dhe Graciano shfaqen duke qeshur në video.

Ti je ai që e mban gjallë Top Channel“, i përgjigjet Graciano në video.

Siç duket Graciano dhe Argjira nuk kanë dashur t’i japin më shumë vëmendje këtij debati dhe kanë zgjedhur që t’ju përgjigjen vajzave në këtë formë.



Të ndryshme
Më shumë
Xhensila flet për periudhën më të vështirë të jetës: Prindërit u divorcuan, e ëma sakrifikonte shumë 2 July 2021
Flet veterani që humbi të dy këmbët në luftën në Afganistan: Shokët e mi vdiqën për hiç gjë17 August 2021
EURO 2020, më efikasi në historikun e tij29 June 2021